Haaland shkëlqen sërish, “bomberi” norvegjez shpallet “lojtari më i mirë” i muajit gusht në Premier League

schedule15:58 - 13 Shtator, 2024

schedule 15:58 - 13 Shtator, 2024

Nuk kishte si të mos shpallej lojtari i muajit, sidomos pasi shënoi 7 gola, në vetëm 3 ndeshje.

“Vikingu” i Manchester City, Erling Haaland është shpallur mesditën e kësaj të premteje, lojtari më i mirë i muajit gusht në Premier League, duke lënë pas një sërë emrash të mëdhenj, si Mohamed Salah e Bukayo Saka, si dhe “yje” të momentitn, Cole Palmer, Amadou Onana, Danny Welbeck e David Raya.

Siç theksuam edhe më sipër, “bomberi” norvegjezi arriti të shënojë plot 7 gola, në tre sfidat e para të kampionatit, teksa realizoi dy “tre golësha”, ndaj Ispwich Toën e West Ham, si dhe shënoi një prej golave në fitoren 2-0, të Manchester City ndaj “Bluve” të Chelsea.

Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi “makineria e golave”, të “Qytetarëve” arriti gjithashtu të vendos një tjetër rekord, në Angli, duke u bërë i pari lojtar që shënon dy “tre golësha”, në tre ndeshjet e para të kampionatit, gjë të cilën më herët e kishte bërë Paul Jewell, në sezonin 1994/1995. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i Premier League: