Presidenca reagon ndaj akuzave të Ballës: Po na bëjnë presion

schedule14:50 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:50 - 20 Nëntor, 2019

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës.

Ky i fundit tha sot se janë shtuar akuzat për abuzim me detyrën të Presidentit Ilir Meta dhe për pasojë është vendosur të shtyhet hetimi nga Komisioni Hetimor përtej datës 8 dhjetor, datë kjo ku përfundonte edhe afati për hetimin e Metës.

Ndërkohë, Blushi shprehet se deklaratat e Ballës janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj Ardian Dvoranit.

Reagimi i plotë:

Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!