Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Diskutohet integrimi në BE, antikorrupsioni dhe dezinformimi

schedule10:29 - 13 Shtator, 2024

schedule 10:29 - 13 Shtator, 2024

PS mblidhet sot për një tjetër retreat, këtë herë në qytetin e Elbasanit. Kryeministri Rama ka mbledhur këtë të premte në Elbasan deputetët socialist në një takim informal ku pritet të diskutohet mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, procesin e integrimit, antikorrupsionin dhe dezinformimin. Kryesocialisti pritet të japë porositë për të vetët, në takimin që do të mbahet me dyer të mbyllura.

Takimi është parashikuar të zhvillohet në tre pjesë. Në panelin e parë është parashikuar të mbajnë fjalën e tyre, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi, si edhe ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taultant Balla. Fjalimet pritet të përqëndrohet mbi sfidat parlamentare, për t’i lënë vendin pjesës së dytë të takimit, ku sic raportoi nga Elbasani për ABC News gazetarja Fjona Xhafa, në këtë pjesë të takimit do të diskutohet mbi procesin e integrimit të vendit në BE.

Integrimit do t’I lerë vendin më pas antikorrupsionit, për të cilin është ngritur edhe komisioni i posacëm Antikorrupsion, ku deputeti Fatmir Xhafaj pritet të mbajë një fjalë lidhur me ecurinë e këtij komisioni. Në përfundim të takimit, dezinformimi do të jetë pjesë e diskutimit mes deputetëve socialist, ku radhën do e ketë Erion Braçe si kryetar i komisionit të posacëm. Kujtojmë se takimi në Elbasan, pason retreat që kryesocialisti Rama zhvilloi me deputetët socialistë në Dajt./abcnews.al