Vranësira dhe shi në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 13 Shtator, 2024

schedule 07:10 - 13 Shtator, 2024

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira të dendura në pjesën më të madhe të Kosovës, ku hera herës priten rrebeshe afat-shkurta shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira në formë shtrëngate në të gjithë Kosovën. Herë pas here priten stuhi të forta ere. Parashikohet që kjo situatë destabilizuese e motit do të mbetet deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen ndjeshem maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperendimor.

Maqedonia e Veriut

Moti i vranët do të mbizotërojë në të gjithë Republikën e MV, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ku Hera herës vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV, nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës si edhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por ulen me 3 – 4 gradë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites porderi e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht; jugperëndimor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe veriperëndim të Europës do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; gadishullin Skandinav, ishujt britanikë si edhe zonën e Alpeve. Po ashtu gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të paraqiten me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët do të jetë dominant përkatësisht në Europën Jugperëndimore si edhe vendet e Europës Lindore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!