Kurum, interpelanca me Ramën/ Frrok Çupi: Opozita, sjellje të shëmtuar. Kryeministri i shpjegoi të gjitha në Parlament

schedule13:27 - 12 Shtator, 2024

schedule 13:27 - 12 Shtator, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se sjellja e opozitës në parlament ishte e shëmtuar, gjatë interpelancës me kryeministrin Edi Rama, për mbetjet e Kurum

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo lloj opozite, nuk mund të merret seriozisht.

Sipas Çupit, kryeminsitri i shpjegoi të gjitha në parlament, se të gjitha akuzat ishin të pabaza.

“Përballë ka një fenomen qesharak që kapet kudo, në satelitin e ironisë, e sarmazmës. kjo është mënyra më e mirë për të tansmeruat të vërteta të thjeshta. Kemi provuar përballje në parlament, qesharake, në sensin tragjik. Ky parlament ka ardhur në moment lirie dhe modernizmi, kryeministri në një interpelancë, e përball kundështarin në mënyrë elegante, ironike. Pjesa përballë, është histori më vete. Me gjithë sjelljen që ka pasur, është një gjë që njerëzit e qeshin. Nuk është puna se janë nën akuzë për vjedhje, por i rri në mendje shëmtimit që i kanë bërë vendin. Janë të gjithë, merri një për një. Asnjë prej tyre, askush në Shqipëri nuk do ta ketë në tavolinë, janë të papranueshëm. A mund t’i përballosh seriozisht? Ky është thelbi, ata thërrasin gjithë kohës, nuk kanë gjë në dobi të publikut, mundësisht të jetë sa më keq për publikun. Mund të votoj si individ për ju, nëse pres gjë të mirë prej jush, si përfaqësues. E gjitha kjo histori e mbetjeve, vjen në parlament me tendencën, që t’ia shpifin njerëzit në Shqipëri, që po jetoni mes plehrave. Praktikisht, kryeministri shpjegoi gjithçka që ishin të pabaza. Opozita thotë, Shqipëria është e helmuar. Tremben investitorët, turistët”, theksoi ai./abcnews.al