Modelja Elle Macpherson ka shkaktuar debat pas deklaratës se si është shëruar nga kanceri duke refuzuar kimioterapinë. Ajo i është nënshtruar një lumpektomie, operacioni për të hequr indin malinj të gjirit, por më pas ajo shkoi kundër këshillës së mjekëve dhe ndoqi “një qasje intuitive, të udhëhequr nga zemra”.
Duke diskutuar për këtë në emisionin “ABC e mëngjesit”, mjekja radiologe Albana Shahini deklaroi se për çdo invidid ka terapi të ndryshme për të trajtuar kancerin. Ajo shtoi se jo të gjitha pacientet kanë nevojë që të marrin kimioterapi pasi kjo varet nga faza e zbulimit të sëmundjes.
“Nuk mund të flasim në mënyrë të përgjithësuar për një ecuri të një individi, ky është problemi që ka shqetësuar pjesën e mjekësisë. Kam pasur mbi 15 veta që nuk kanë kryer kimioterapinë por jo se s’kanë pasur kancer gjiri por kanë qenë në atë fazë që s’ka qenë e nevojshme kimioterapia”, tha mjekja.
Ndërsa kirurgu onkolog, Dimitrios Varvaras tha:
“Për modelen jam i lumtur që ka konsultuar 32 mjekë para se të arrijë në këtë vendi personal dhe ka bërë gjithçka për veten e saj por kur të publikojë një libër nuk duhet të përdorë informacion të gabuar sepse duke marrë këtë rast, sikur të ishte vetja e saj, do të refuzonte kurat tradicionale, që mund të ndihmojnë vërtetë për shërimin e saj.”, u shpreh mjeku.
Shahini tregoi edhe disa raste të kancerit të gjirit, që ishin përkeqësuar pasi gratë kishin ndjekur kura popullore.
“Të tre këto raste që i shikoni të sfumuara, shpresonin të shëroheshin nga mjekësia popullore dhe kur më kanë ardhur jam ndjerë përballë një dhimbjeje të madhe. Kur shikon që situata nuk përmirësohet dhe vetë mjekët popullorë duhet t’i sjellin te ne. Rasti i parë që është më i frikshmi, unë i fola shumë dhe bashkëshorti ishte i mirëkuptueshëm ndërsa zonja ishte e bindur për të vazhduar. Erdhi për të bërë biopsi dhe nuk kisha ku t’i bëja aq keq i ishte transformuar gjiri. Ishte tamam në fazat e fundit të jetës së vet kur u paraqit te unë dhe i jam lumtur që të niste një terapi dhe ishte e vendosur të ndiqej nga mjekë alternativë. Ndërsa rasti tjetër, për fat të mirë jeton, u operua.”, tha mes të tjerash mjekja Shahini./abcnews.al