Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Adrian Shtuni në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi politikat e ndjekura nga kandidatja demokrate, Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Shtuni u shpreh se Harris i shmanget detajeve dhe se nuk është përballur me gazetarët, ndërsa shtoi se kjo përkthehet në një mungesë sigurie nga ana e saj, dhe se kjo do të përkthehet tek sondazhet.
Po ashtu eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se Harris ka dhënë deklarata të majta, madje më të majta se vetë kandidatët e majtë.
“Sa i përket politikave Harris, kandidatja demokrate i është shmangur detajeve. Nuk është përballur me gazetarët. Kjo përkthehet në një mungesë sigurie nga ana e saj, kjo mungesë sigurie reflektohet tek sondazhet. Po të shohësh shqetësimin për luftën në lindjen e mesme, konfidencat më të mëdha po i jepen Trump. Në aspektin ekonomik, emigrimit, mbrojtjes së kufijve dominon Trump. Ndërsa Harris dominon të çështja e abortit.
Harris ka dhënë deklarata goxha të majta, madje më të majta se kandidatët e majtë. Për kufirin e ka ndryshuar qëndrimin. Ka ndërruar qëndrimin ndaj emigrantëve të paligjshëm. Inflacioni ka ndikuar në 3 vite e gjysmë tek të ardhurat dhe shpenzimet e përditshme. Inflacioni është më i madh nëse shton shpenzime të tjera që mund të konsiderohen luksoze. Problemi është që inflacioni voton drejtpërdrejtë tek votuesit, ndërsa papunësia më pak.
Trump ishte i hallakatur, Harris kishte ardhur e disiplinuar. I hyri nën lëkurë Trump, derisa hyri në komente për qentë dhe macet.”, tha Harris.
/abcnews.al