Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ivi Kaso u shpreh se në primare do të jetë të përfshirë të gjithë, duke nënvizuar se mund të jenë edhe vetë kryetarët e qarqeve.
“Do futen në primare, 99 % e gjithë sinjoriliteteve të partisë së bashku me të gjithë ato që kualifikohen dhe plotësojnë kriteret. Do të jenë të gjithë , ndoshta edhe vetë kryetarët e qarqeve, akoma nuk ka marrë vendim Këshilli Kombëtar për këtë pjesë”, tha Ivi Kaso.
Gjithashtu Kaso u shpreh; “Partnerët kanë kërkuar reformë të plotë zgjedhore. Por nuk u mor asnjë masë që të përmirësohej cilësia e zgjedhjeve sepse PS nuk dha konsensus për asnjë nga rekomandimet e ODIHR”
Gjatë intervistës, nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi tha se në aspektin politik, PD e gjen veten në prag të fushatës të një përballje, të pabarabartë me Ramën, ku fragmentarizimi ka krijuar një situatë të përçarë.
“Kjo parti e gjen veten në prag të fushatës elektorale, në një përballje të pabarabartë dhe që nga shpallja non grata e Berishës ka një moment anomalie. Disa aleatë të vegjël janë shumë të mërzitur tanimë. Dhe kur kjo opozitë ndodhet në një rrezik fragmentimi përballë Edi Ramës. Të shkosh në këtë situatë, pas fatit personal të kryetarit të vjetër, pas shtruar fare problemin? Berisha nuk do të jetë aty për shumë kohë sepse ashtu janë ligjet e natyrës. Ku shkon kjo parti? Problemi i zotit Berisha është se ai politikani më jetëgjatë politikisht. Jetë politike në nivele të larta, ka 33 vjet. Dhe si ka mundësi që nuk e shtron askush pyetjen që pas 33 vitesh kryetari im duhet të hapë rrugë?”, u shpreh Minxhozi.