Tirana, 3 drejtues politikë/ Qefalia: Do ketë rritje të mandateve, vëmendje dhe interes i shtuar për kryeqytetin

schedule13:40 - 10 Shtator, 2024

schedule 13:40 - 10 Shtator, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se në Tiranë do të ketë 3 drejtues politikë nga radhët e socialistëve, pasi pritet që në kryeqytet të ketë rritje të mandateve, nga 36 në 40.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se në Tiranë kërkohet një angazhim më i madh.

Sipas Qefalisë, vendosja e 3 drejtuesve socialistë, tregon vëmendje dhe interes të shtuar për kryeqytetin.

“Fakti që Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe i të gjithë shqiptarëve, ka rreth 4 njësi admnisitrative vendore, kërkojnë organizim më kapilar. Prodhimi i 40 mandateve është në Tiranë. Tirana kërkon më shumë angazhim. Mendoj dhe nga informacionet që kam, Tirana do të ketë rritje të numrit të mandateve. Kjo është vëmendje dhe interes i shtuar”, theksoi ai./abcnews.al