Marok, të paktën 18 të vdekur dhe 4 zhdukur nga përmbytjet

schedule22:36 - 9 Shtator, 2024

schedule 22:36 - 9 Shtator, 2024

Të paktën 18 persona humbën jetën në shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që goditën provincat Tata, Tiznit, Erachidia, Tingir dhe Taroudan në Marokun jugor.

Katër persona të tjerë janë të zhdukur. Ujërat kanë kthyer në një moçal shumë fshatra të kësaj zone. Mes viktimave janë tre shtetas të huaj, nga Spanja, Kanadaja dhe Peruja.

Nga përmbytjet janë shkatërruar 56 shtëpi. Gjithashtu janë dëmtuar rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!