TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla, vuri në dukje rolin që po luan Shqipëria, e cila është vlerësuar nga diplomatë vendas dhe të huaj si një vend që prodhon stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Z.Hasani, në fund do doja ta mbyllja me ju siç edhe e nisa. T’I rikthehemi imazhit të ndryshuar të Shqipërisë, sot Shqipëria le të themi është ndryshe nga e kaluara është vendi që prodhon më stabilitet në Ballkanin Perëndimor, kemi prodhuar edhe konflike, dhe jo për fajin e të tjerëve”, pyeti gazetari”, theksoi Balla.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se vendi ynë nuk ka prodhuar asnjëherë konflikte në rajon.
“Shqipëria nuk ka prodhuar konflikte asnjëherë…”, theksoi ai.
Gazetari Balla vijoi më tej, duke theksuar se në kushtet aktuale në rajon, Shqipëria duket që ka rolin që të shërbejë si “lokomotivë” në integrimin europian të shqiptarëve në rajon.
” Jo, thashë për situatat tona të brendshme sot jemi në një situatë tjetër ku Shqipëria është kthyer në vendin që rrezaton më shumë stabilitet nga vendet e tjera të rajonit që duan të integrohen në BE. Ndonjë mund të thotë psh, po mirë, çna duhet ne ca ndodh në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, pse do ta lidhim me Kosovën dhe me dialogun me Serbinë, procesin tonë të integrimit. Edhe në këto 60 minuta që folëm e shikojmë që përgjigjja është tjetër. Shqipëria ka një rol tjetër, ka rolin e lokomotivës në integrimin europian të shqiptarëve në rajon”, shtoi ai
Për këtë, Hasani theksoi se Shqipëria do vijojë të përmbushë angazhimin e vet në raport me rajonin. Sipas tij, Shqipëria duhet të mësojë edhe nga gabimet e së shkuarës dhe t’i kthejë ato në dobi të së ardhmes
“Shqipëria do të vazhdojë të ketë maksimumin e angazhimit të vet në raport me rajonin do të vazhdojë të ketë maksimumin e angazhimit të vet në raport me të gjithë ëndrrën e rajonit për t’u bërë pjesë e BE dhe Shqipëria do të vazhdojë të ketë një fokus të vecantë te shqiptarët. Te shqiptarët në rajon që në realitete të ndryshme, në faza të ndryshme, vazhdojnë të jenë forca promovuese e shoqërive ku janë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Dhe ato elemente që unë tregova do bëjnë të mundur që ne të krijojmë edhe ato mekanizma të nevojshëm, pra mos të rrijmë vetëm te simbolikat, vetëm te retorika, por të krijojmë edhe mekanizma të cilët do të bëjnë të mundur angazhimin tonë të përbashkët. Është e rëndësishme që ne të cojmë përpara duke mësuar nga gabimet e të shkuarës, dhe Shqipëria ka patur gabime. Duhet të mos harrojmë që vetëizolimi dhe shpallja e armiqve të brenshëm dhe jashtëm, nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak, por ata njerëz që na vetëizoluan dhe shpallën armiq të brendshëm dhe të jashtëm, sot nuk janë por edhe ideologjia e tyre sot nuk është më. Kështu që të gjithë ne duhet të shohim drejt përpara, dhe të jemi të qartë se e ardhmja është vetëm e mirë duke bashkëpunuar.”, theksoi ai/ abcnews.al