Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur.
Tani Motorola po përpiqet të rikthehet sërish me të njëjtin model por me stil të modernizuar.
Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizenjoja është e mirë dhe telefoni duket se funksionon më mënyrë perfekte.
Palosja bën që telefoni të jetë më praktik dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur celularin e mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka rreth 1500 dollarë./abcnews.al