Aksidenti tragjik në Nigeri, shkon në 52 numri i të vdekurve

schedule14:24 - 9 Shtator, 2024

schedule 14:24 - 9 Shtator, 2024

Të paktën 52 persona humbën jetën të dielën pa shpërthimit të një cisterne në veri të Nigerisë. Shpërthimi erdhi si pasojë e përplasjes me një kamion.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera, një vinç dhe një furgon, ndërsa rreth 50 lopë janë djegur të gjalla.

Aksidentet janë të zakonshme në rrugët e Nigerisë kryesisht për shkak të shpejtësisë dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.

/abcnews.al