Nisi sot viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit ndërsa shton se “një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë.”