Gnabry i shkëlqyer, barazon rekordin e legjendës gjermane!

schedule23:47 - 19 Nëntor, 2019

schedule 23:47 - 19 Nëntor, 2019

Serge Gnabry shënoi tripletë sot për Gjermaninë në takimin kundër Irlandës së Veriut, duke vendosur një rekord fantastik. Ylli i Bayern ka luajtur 13 ndeshje me Gjermaninë dhe ka shënuar plot 13 gola, 2 tripleta dhe një dopietë.

Këto gola kanë bërë që Gnabry të barazojë rekordin e legjendës gjermane, Gerd Muller, për numrin e golave të shënuar pas 13 ndeshjesh me kombëtaren e “Pancerave”.

Gnabry shënoi golin e parë në minutën e 19-të përballë Irlandës së Veriut, për të kompletuar më pas tripletën në minutat 47′ dhe 60′. Një lojtar i shkëlqyer dhe e ardhmja e Bayern edhe e Gjermanisë, duket në duar të sigurta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!