Vetëm disa javë pas tragjedisë, 26 persona gjenden brenda kontenierit frigoriferik

schedule22:14 - 19 Nëntor, 2019

schedule 22:14 - 19 Nëntor, 2019

Vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex ku u gjetën 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoferik është zbuluar një tjetër anije me të paktën 26 persona.

26 personat janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Shërbimet e emergjencave erdhën menjëherë në portin e Vlaardingen pasi u njoftuan për ngjarjen.

Pjesëtarët e ekuipazhit dhanë alarmin pasi i gjetën 26 personat në kontenier frigoriferik duke njoftuar autoritetet të cilët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!