Giorgio Chiellini ka folur për të ardhmen e tij, si dhe ka treguar se kur do të rikthehet nga ai dëmtim që pësoi në fillim të sezonit. Italiani, në fjalën e tij, u shpreh: “Shokët e mi të skuadrës po bëjnë një punë të shkëlqyer edhe pa mua, por shpresoj të rikthehem sa më shpejt.
Mendoj se do të rikthehem në fillim të muajit mars, pasi rikuperimi po shkon në mënyrën e duhur. Kam ende shumë punë për të bërë, por fundi i muajit shkurt ose fillimi i marsit do të me gjejë në fushën e blertë.
Sezoni aktual? Skuadra po merr rezultatet e duhura, por duhet ende kohë që idetë dhe vizioni i trajnerit të transmetohet në fushë. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të vazhdojmë të marrim pikë”, përfundoi Chiellini./abcnews.al