“Rama një sjellje prej autokrati”, Rakipllari: Ky vend ka vuajtur nga liderë të papërgjegjshëm

schedule22:26 - 19 Nëntor, 2019

schedule 22:26 - 19 Nëntor, 2019

Sa i përket reformës zgjedhore ai u ndal te braktisja e parlamentit, një hap ky i ndërmarrë nga opozita dhe që nuk shihet si një lëvizje pozitive sipas tij, por refuzimi i zgjedhjeve ishte një vendim jo i gabuar i opozitës, tha Rakipllari.

Ky vend ka vuajtur nga liderë të papërgjegjshëm, shprehet ai.

Rakipllari sjell në kujtesë vitin 2005 ku partitë politike nuk u futën në zgjedhje dhe se në atë kohë nuk ishte logjika e marrjes së pushtetit më patjetër.

“Pasi ke një problem me legjitimitetin e pushtetit që ke, merr të gjithë pushtetin lokal dhe kjo nuk të mjafton, por kandidon edhe me persona që janë me rekorde kriminale, këto çështje janë një strategji për të zgjeruar pushtetin, një sjellje prej autokrati”, shprehet Rakipllari.

“Opozitën mund ta akuzojmë, por në një vend demokratik që të pretendojmë të jemi, opozita po kërkon vetëm zgjedhje neutrale. Bojkotimi i Parlamentit ndoshta ka qenë i gabuar, por futja në zgjedhjet lokale nuk është një ndeshje mes të fortësh. Pas përgjimeve që dolën, opozita nuk mund të shkonte si “cjapi te kasapi”. Sot ka një tjetër ndërgjegjësim për reformën zgjedhore. Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri duhet të jenë me qeveri teknike 100 ditë para datës së tyre”, tha ai.

Vendimin e ndërkombëtarëve e sheh si një veprim për të mos krijuar situatë të paprecedent në vendet e tjera.

“Ndërkombëtarët menduan që zgjedhjet duhet të bëheshin dhe opozita nuk duhet  të shpërblehej për shkak se situata mund të kthehej në një precedent për çështjet e tjera”, deklaroi Rakiplari./abcnews.al