Punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut janë drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në Facebook, ku shkruan se në fillim do të monitorohen 200 km e parë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë akstet kryesore të vendit.
“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen.
Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë.
Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, skuadra e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministrinë e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave”, shkruan kryeministri.
/abcnews.al