Një civil ka humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa në Pavlohrad. Mes të plagosurve janë tre fëmijë.
Guvernatori rajonal Serhiy Lysak, tha se sulmi shkaktoi zjarre në të gjithë qytetin dhe dëmtoi një ndërtesë të lartë banimi.
Ai tha se një vajzë nëntë vjeçare dhe dy djem, katër dhe 11 vjeç, kishin mbetur të plagosur nga sulmi. Qyteti industrial i Pavlohrad kishte një popullsi prej rreth 100,000 njerëz para luftës.
Është një qendër e rëndësishme hekurudhore për rajonin e Dnipros, që e lidh atë me lindjen e vendit.
/abcnews.al