Këngëtarja e famshme Beatriks Ramosaj në festën e Halloweeni-t është fotografuar me kushërirën e saj Anxhelinën në një hotel luksoz në Paris. Dy bukuroshet duket se e shijuan më së miri qytetin e dashurisë ku edhe u fotografuan me dy futbollistët e njohur Naymar dhe Mbappe.
Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetin social instagram bukuroshja Ramosaj është shfaqur duke pozuar në radhët e stadiumit të ri, foto e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e futbollistit, Mbappe.
Futbollistit siç duket i ka pëlqyer shumë Beatriksi dhe i ka pëlqyer asaj, foton e fundit në instagram./abcnews.al