Vazhdojnë protestat në Hong Kong dhe çdo moment numri i njerëzve që i bashkohen protestës sa vjen e rritet. Kjo është protesta më masive e renditur në Hong Kong. Por ajo e cila bie në sy është rrëmuja dhe kaosi i cili tashmë ka pushtuar qytetin e Hong Kongut.
Në Hong Kong vazhdojnë përplasjet mes protestueve dhe policisë. Kjo e fundit ka arrestuar rreth 600 persona. Mësohet se pjesë e të arrestuarve janë edhe 200 studentë nën moshën 18-vjeçare.
Liderja e shtetit, Carrie Lam tha se brenda kampusit universitar ndodhen rreth 100 studentë. Ajo këmbëngul që protestuesit brenda godinës të dorëzohen teksa deklaron se ditën e djeshme janë arrestuar 600 persona. Ndër to ishin rreth 200 studentë nën moshën 18 vjeçare.
Përplasjet në kampusin universitar kanë qenë më intensivet që janë rregjistruar gjatë gjithë protestave që kanë përfshirë Hong Kongun.
Përplasjet kanë qenë të dhunshme dhe janë përdorur armë të improvizuara si bomba molotov, harqe e shigjeta./abcnews.al