Ushtria ruse goditi të mërkurën qytetin Kostiantynivka, në lindje të Ukrainës, duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, thanë autoritetet.
Prokurorët në rajonin lindor të Donetskut thanë në një raport të publikuar në rrjetin telegram se forcat ruse kishin përdorur raketahedhës. Një trup u nxor nga rrënojat. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë pavarur të dhënat nga fusha e betejës.
Qyteti Kostiantynivka shihet prej kohësh si një objektiv kyç për forcat ruse që avancojnë ngadalë drejt perëndimit përmes rajonit të Donetskut. Zona shtrihet në verilindje të Pokrovsk-ut, sektori që po përjeton luftimet më të ashpra në pjesën lindore të vijës së frontit prej rreth 1000 kilometra të gjatë.