Tërhiqet “Kurum”, Llatja: Nuk do ketë pushime, të gjithë punëtorët do paguhen. Puna rinis këtë vit

schedule11:35 - 4 Shtator, 2024

schedule 11:35 - 4 Shtator, 2024

Asnjë punonjës i  kompanisë  “Kurum” në Elbasan nuk do të largohet nga puna dhe të gjithë do të paguhen pavarësisht nëse uzina është në  funksion apo jo.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja  e deklaroi pas një takim që zgjati më shumë se një orë me përfaqësues të  “Kurum”.

“Asnjë punëtor të mos largohet nga puna në një afat të pacaktuar. Problematikat që ka linja re e petëzimi  të angazhohet kompania maksimalisht të mbyllë investimin që duhet.  Për pjesën e çelikut të gjithë punëtorët do të vazhdojnë të jenë në punë. Asnjë prej tyre sdo marri pagesë në 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do të marrin dietën ushqimore ditore,  për 22 ditë. Ata që do të jenë në punë do të paguhen me 100%  të tjerët sipas kontratës kolektive, por jo nën 35 mijë lekë.”

Këtu nuk përfshihen ata persona që kanë qenë në periudhë  prove  dy – tre muaj e fundit

“S’kanë qenë të përshatatshëm,  10-12 veta” 

Kryetari i Bashkisë  ka biseduar me përfaqësues të  “Kurum” dhe për kohën kur fabrika mund të kthehen  në funksion të plotë.

“Prodhimin kemi marrë garanci që do fillojë brenda vitit tek petëzimi dhe shpresojmë vitin tjeter deri në pranverë të fillojë te çeliku. “

Ne fund te gushtit   kompania pranoi se prej fillimit te muajit uzinat e celikut dhe  petezimit ne ish kombinatin metalurgjik kane nderprere prodhimin. Veshtirësitë ekonomike  tha kryebashkiaku  Llatja  I kanë shprehur dhe në bashki.

“Arsyet ekonomike çmimi i skrapit është rritur në  bursë ndërsa çmimi i prodhimi të çelikut ka mbetur po i njejtë … konkurenca nga kina dhe prodhimi”  

“Kurum” nuk  pati as konferencë për mediat  dhe as deklaratë me shkrim  pas takimit që përfaqësues të  kompanisë   zhvilluan  në zyrat e tyre me kryetarin e Bashkisë  së Elbasanit ndryshe nga sa ishte njoftuar më herët. /abcnews.al