Presidenti i Egjiptit do të vizitojë sot Ankaranë, për herë të parë pas 12 vitesh. Ai do të takohet me presidentin e Turqisë në pallatin presidencial.
Gjatë vizitës së presidentit egjiptian në kryeqytetin turk, Abdel Fattah al-Sisi dhe Recep Tayyip Erdogan do të kryesojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Egjipt.
“Të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Egjipt do të shqyrtohen dhe hapat e mundshëm për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh do të diskutohen në takimin e Këshillit,” tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke. “
Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të ketë një shkëmbim mendimesh për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht për sulmet izraelite në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze”, thuhet në të njëjtën deklaratë.
Në axhendën e bisedimeve janë mundësitë për bashkëpunim afatgjatë në fushën e energjisë, shëndetësisë, turizmit dhe industrisë së mbrojtjes.
Objektivi për tregtinë mes dy vendeve, i cili aktualisht është 10 miliardë dollarë, është vendosur të jetë në 15 miliardë dollarë Gjatë takimit do të vlerësohen hapat që do të ndërmerren për arritjen e këtij qëllimi.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Kajron më 14 shkurt të këtij viti, ku u takua me homologun e tij egjiptian.
/abcnews.al