Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari ka përshëndetur pjesëmarrjen e opozitës jashtëparalmentare të tryezën e sotme të thirrur nga OSBE.
Gjatë një prononcimi për mediat, Hajdari theksoi se do e shohin me vëmendje propozimin e PD për financim 100% të partive politike.
“Në radhë të parë më lejoni të shpreh mirënjohjen për prezencën e OSBE në Tiranë. Opinionet e tyre ishin shumë të vyera. Në pjesën e dytë kishte propozime konkrete. Ne jemi të kënaqur se opozita jashtë Parlamentit mori pjesë dhe qendruan deri në fund”, tha ajo.
“Propozimi është një gjë që duhet parë me vëmendje. Ne e dimë mirë që jetojmë në një shtet të varfër. Ka edhe problematika të tjera sic është krijim i një tregu të zi. Duhet të jemi më realistë dhe më konkretë dhe më të drejtë me qytetarët shqiptarë”, tha Hajdari.
Më tej aj u shpreh se janë të gatshëm ta çojnë edhe në referendum çështjen e Reformës Zgjedhore.
“Qendrimi ynë është i qartë, ne duam një reformim të sistemit zgjedhor. Është një gjë pozitive por nuk i zgjidh të gjitha problemet.
Ne kemi propozimet tona dhe mendojse kemi një mbështetje të fortë nga shoqëria civile dhe qytetarët e duan. Nëse e shikojmë të nevojshme do e cojmë deri në referendum. Ne jemi në bashkëbisedim me mazhorancën. Jemi të vetëdisjmëm që partitë kryesore nuk e duan ndryshimin e sistemit por kjo nuk është në dorën e tyre më. Ne do bëjmë përpjekje pse jo edhe për të organizuar referendum”, tha ajo./abcnews.al