Zhvillime në çështjen ‘Kurum’/ Prokuroria konfirmon marrjen e kampionëve për analiza

schedule15:05 - 3 Shtator, 2024

schedule 15:05 - 3 Shtator, 2024

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar kampionë mbetjesh ne mjediset e kompanisë Kurum në Elbasan për të verifikuar përmes analizave laboratorike, nëse ato janë të njëjta me mbetjet e dërguara me anije drejt Tajlandës. Po ashtu analizat pritet të verifikojnë dhe përmbajtjen e tyre, për të parë nëse ka lëndë toksike dhe të rrezikshme.

Hetuesit pritet të vendosin nëse ekspertimi i këtyre kampionëve do të kryhet në një laborator në vendin tonë apo jashtë Shqipërisë për të patur një rezultat më të saktë.

Po ashtu gjatë kësaj jave hetuesit do të marrin në pyetje drejtues të kompanisë Kurum mbetjet e ss cilës të blera nga kompania Sokolaj janë trasportuar në drejtim të Tajlandës.

Në ditët në vijim do të japin sqarime edhe zyrtarë të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyre dhe të ministrisë së Mjedisit në lidhje me të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga këto institucione për ngarkesën që trasaportuan 2 anijet e nisura nga porti i Durrësit në fillim të muajti korrik.

Mësohet se anijet që fillimisht u ankoruan në Singapor pritet të kthehen në Shqipëri në fundt të shtatorit. Ndërsa autoritetet tona më herët janë shprehur se nuk do pranojnë kthimin e këtyre anijeve pa përfundimin e analizave per lëndët që ato transportonin. Nga hetimet e deritanishme është identifikuar kompania “Sokolaj” në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj, si eksportuese e mbetjeve te dyshuara toksike. Kjo e fundit ka dëshmuar më herët se i ka blerë këto mallra si jo toksike nga shoqëria “Kurum”që rezulton edhe prodhuese e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!