Abuzoi seksualisht me të miturën/ Kush është Kevin Cungu, në 2020 plagosi me armë Rexhep Xhekjën

schedule13:42 - 1 Shtator, 2024

schedule 13:42 - 1 Shtator, 2024

Kevin Cungu, i cili u arrestuar këtë të diel pasi dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturën, është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjeçare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15 vjeçarja nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

/abcnews.al