“Janë vrarë brutalisht nga Hamas”, Izraeli e konfirmon: Gjenden të vdekur gjashtë pengje në Gaza

schedule08:54 - 1 Shtator, 2024

schedule 08:54 - 1 Shtator, 2024

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se  forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah. IDF zbuloi edhe identitetet e tyre si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i gjenim ata”.

Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat janë “rikthyer në territorin izraelit”.

“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës”, thanë autoritetet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!