Më në fund gjithçka përfundoi.
Armando Broja shpreson që në karrierën e tij të nisë një epokë e re, me shpresë n e madhe që të jetë e lumtur.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u huazua tek Everton për një sezon, ndërsa klubi nga Liverpuli pranoi kushtin e Chelsea për të blerë kartonin verën e ardhshme për 30 milionë paundë, gjithmonë nëse Broja përmbush objektivat e vendosura nga “Blutë”.
Ishin të njëjtat kushte që pranoi fillimisht Ipswich Town, por që më pas u tërhoq pasi njoftoi se Broja pati probleme në vizitën mjekësore, duke iu druajtur një dëmtimi në tendinin e Akilit, mirëpo mesa duket se Everton ka më shumë nevojë për sulmues dhe për gola sesa rivalët e Ipswich, sepse nuk e refuzoi formulën e Chelsesa për “yllin kuqezi”.
Gjithsesi, e rëndësishme është që Broja u stabilizua, madje në kampionatin më të fortë të botës.
Tashmë, atij i takon që të bindë drejtuesit te “Blutë” e Everton, ndryshe nga sa ndodhi me te Fulham ku luajti fare parë në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. /i.m /abcnews.al