Një 21 vjeçar është arrestuar për vjedhje nga policia e Tiranës
I riu ka vjedhur një automjet në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko” dhe më pas e ka braktisur në zonën e Laprakës.
21 vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Policia ka sekuestruar automjetin në cilësinë e provës materiale./abcnews.al


