Ministri i Jashtëm grek: Duam marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë respektimin selektiv

schedule17:22 - 30 Gusht, 2024

schedule 17:22 - 30 Gusht, 2024

“Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë respektimin selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është një paketë, ose e pranoni plotësisht ose e refuzoni plotësisht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë fqinje”, theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndërsa foli për marrëdhëniet me RMV-në në një intervistë për televizionin grek “Sky”.

Kreu i diplomacisë greke tha se “që nga ardhja në pushtet, nga qeveria e re në shtetin fqinj dhe nga presidenti, ka pasur shkelje sistematike të thelbit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Marrëveshja e Prespës, duam apo s’duam, është një tekst ndërkombëtar që në këtë moment tejkalon çdo dispozitë ligjore, nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Teksti, përmbajtja e marrëveshjes është shumë e qartë, thuhet se përdorimi i emrit Maqedonia e Veriut është për të gjithë, kështu që në këtë moment shteti fqinj është në gjendje të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës”, tha Gerapetritis.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!