Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë dhe Sarandë për drogë.
Në Sarandë është arrestuar një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Policia sekuestroi 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërsa në Vlorë u arrestua një 43-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit të tij.
Si rrjedhojë, u sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al


