Në këtë kënd lojrash, në një fshat të Maliqit, një e mitur u tentua të përdhunohej nga një 71 vjecar.
Ngjarja ndodhi pas mesditës së të enjtes teksa vajza ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e saj në këndin pranë shkollës.
Burime thanë se e mitura është marrë dhe zhveshur nga i moshuari por fatmirësisht aty u gjend një banore e fshatit e cila e ndaloi 71 vjecari të kryente aktin e tmerrshëm.
E gjithë tentativa e të moshuarit për të përdhunuar 9 vjecaren është filmuar nga një vajzë që u bë dëshmitare e ngjarjes nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Për ndodhin u njoftuan edhe prindërit e të miturës të cilët e denoncuan në polici bashkëfshatarin e tyre.
71 vjecari, i cili jetonte i vetëm, u vu menjëherë në pranga.
Burime nga hetimet thanë se i moshuari e kishte ngacmuar edhe më herët të miturën ndërsa kjo e fundit ndodhet në gjendje jo të mirë psikologjikë për shkak të traumës së pësuar.
Për të zbardhur ngjarjen hetuesit e kanë marrë në pyetje 9 vjecaren në prani të prindërve dhe psikologëve ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e filmuara nga dëshmitarja.


