Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi për vdekje të moshuarën në Bulqizë, shoqërohet 16 vjeçari që drejtonte motorin

schedule14:03 - 29 Gusht, 2024

schedule 14:03 - 29 Gusht, 2024

Një 82 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë. Policia ka shoqëruar në komisariat 16 vjeçarin, që dyshohet se e ka përplasur me motor.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40 në fshatin Ostren. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!