Në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ministri Igli Hasani po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, ku po ndan detaje nga takimet e ndryshme.
I pyetur se pse Kosova nuk kishte asnjë faktor politikë si përfaqësues, ai tha se lidhet me arsye shëndetësore.
Sakaq, Hasani u ndal dhe te hapja e ambasadës së Shqipërisë në Indonezi, për të cilën ka rënë dakord me Kosovën dhe e do t’u vijë në ndihmë qytetarëve atje që kanë interes për të punuar në vendin tonë.
“Është e rëndësishme që Tirana do të ketë një fokus për shqiptarët kudo ku ndodhen dhe këtë e ka pasur. Tirana ka pasur në qendër dhe në ditë të vështira situatën e shqiptarëve në rajon, duke filluar me Kosovën. Kombi jonë është Shqipëria dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të gjithë faktorëve shqiptarë kudo ku janë. Kjo drejtori, ky mekanizëm që ne po ndërtojmë, është i angazhuar me gjithë nevojat e shqiptarëve dhe në rastin e Kosovës ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida që kanë marrë.
Prishtina ka qenë e ftuar, ne i kemi pritur, për fat të keq të fund pushimeve dhe të një situate shëndetësore, përfaqësimi nuk ishte ai që prisnim, por do takoj ministren Gërvalla ditën e hënë, ka kërkuar takim në Slloveni dhe do vijojmë të diskutojmë ato cështje që kemi patur në agjendën tonë përpara një viti.
Ne kemi rënë dakord që Shqipëria të hap ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi. Në mënyrë që të mbulojmë që të gjithë atë zonë dhe mbi të gjitha do të shohim angazhimin e atyre personave në vendin tonë”, u shpreh ai.