Detaje të tjerë bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Shkodër, ku u vendos lëndë plasëse në derën e një agjencie funerale, duke shkaktuar dëme materiale.
Gazetari Simon Shkreli raporton se dy autorët kanë qenë të maskuar, ndërkohë që sa i përket pistës, dyshohet ajo e konkurrencës pasi pronarja nuk ka konflikte dhe ka pak kohë që e ka hapur biznesin.
“Si duket mund të ketë pasur ndonjë çështje konkurrence. Nuk kemi të dhëna të tjera, për vetë faktin se edhe personi në fjalë dhe punonjësit, nuk janë persona që kanë konflikte të ndryshme, që mund të çojnë tek një pistë tjetër. “, raportoi gazetari Simon Shkreli në një lidhje live.


