Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Urdhri u dha nga Dubai, zbardhet roli i Florian Plakut në atentat

schedule11:12 - 29 Gusht, 2024

schedule 11:12 - 29 Gusht, 2024

Florian Plaku, i shpallur në kërkim, dyshohet të jetë një nga ekzekutorët e Gentian Bejtjas.

Grupi hetimor ka dyshime që urdhëri i vrasjes është dhënë nga Dubai, ku vijojnë vijojnë hetimet me autoritetet e huaja. Janë gjetur dhe prova të tjera hetimore për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Policia e Shtetit njoftoi më herët se Florian Plaku nga Vlora është identifikuar si një nga autorët e vrasjes së Bejtjas në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, për Ilir Beqarajn, i arrestuar disa muaj më parë në lidhje me atentatin ndaj Bejtjas, është bërë rikualifikimi i veprës penale në vrasje me paramendim pas vlerësimit të provave./abcnews.al