Themeluesi i Telegram, Pavel Durov lirohet nga paraburgimi

schedule15:25 - 28 Gusht, 2024

schedule 15:25 - 28 Gusht, 2024

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov është liruar nga paraburgimi në Francë të mërkurën dhe është transferuar në një gjykatë në Paris, sipas Agence France-Presse, duke cituar një burim të afërt me rastin.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se ai tani do të përballet me “pyetjet fillestare dhe aktakuzën e mundshme” në një gjykatë në kryeqytetin francez.

Rikujtojmë se ndaj 39-vjeçarit u lëshua një urdhër kërkimi nga Departamenti Kombëtar i Hetimit Kriminal të Francës.

Pavel Durov u fut në paraburgim dhe të dielën doli para Gjykatës për një mori akuzash që kanë të bëjnë me aplikacion e njohur Telegram: “Terrorizëm, drogë, bashkëpunim, mashtrim, pastrim parash, përmbajtje kriminale për të mitur”.

“Telegram i bindet ligjeve të BE-së, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale. Moderimi i tij është brenda standardeve të industrisë dhe po përmirësohet”, tha “Telegram” në një deklaratë për arrestimin.

“Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh në Europë. Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin që ndodh në platformë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!