Afganistani liron ​​dy pengje perëndimore në këmbim të tre talebanëve

schedule22:10 - 18 Nëntor, 2019

schedule 22:10 - 18 Nëntor, 2019

Profesori amerikan Kevin King dhe kolegu i tij Australian Timothy Weeks janë tashmë të lirë, pasi u rrëmbyen në gusht të 2016-ës në Kabul.

Dy pengje perëndimore janë liruar nga talebanët, për të cilët Presidenti Afganistan Ashraf Ghani njoftoi dy ditë më parë “shkëmbimin” me tre rebelë të profilit të lartë të arrestuar. Bëhet fjalë për profesorin amerikan Kevin King dhe kolegun e tij australian Timothy Ëeeks, të rrëmbyer në gusht 2016 në Kabul dhe që atëherë ishin në duart e talebanëve. Sipas disa burimeve, ata u lanë të lirë në Katar.

Videoja e fundit e Timothy Weeks, 50 vjeç dhe Kevin King, 63 vjeç, ishte shfaqur për herë të fundit në 2017. Të dy profesorët nga Universiteti Amerikan i Kabulit ishin rrëmbyer në një pritë nga burra të armatosur, ndërsa ata po shkonin në universitet.

Tre liderët talebanë u liruan në këmbim të dy profesorëve të universitetit mbaheshin në burgun Bagram, në veri të Kabulit. Në mesin e tyre është Anas Haqqani, i cili është djali i Jalaluddin Haqqani, themeluesit të rrjetit homonim dhe vëllai i Sirajuddin, i cili udhëheq këtë degë të rëndësishme të rebelimit taleban. Me të u la i lirë Haji Mali Khan, i njohur si xhaxhai i tij dhe Abdul Rashid, i cili besohet të jetë vëllai i Mohammad Nabi Omari, anëtar i zyrës politike talebane të  Dohas. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!