Sipas burimeve ruse, forcat ukrainase po tentojnë të pushtojnë Belgorod, pasi tashmë kanë nisur sulmet në një pikë kufitare atje. Belgorod kufizohet me rajonin e Kursk, ku trupat ukrainase kanë pushtuar territorin rus pas një sulmi të befasishëm më 6 gusht.
Sipas Reuters, rreth 500 ushtarë ukrainas sulmuan dy postblloqe ruse në Nekhoteyevka dhe Shebekino, në rajonin Belgorod.
Gjithashtu deri në 200 ushtarë ukrainas me automjete këmbësorie ishin përpjekur të kalonin kufirin në Nekhoteyevka por u qëlluan nga artileria ruse, duke shtuar se rreth 300 ukrainas kishin sulmuar pikën tjetër të kontrollit, në Sebekino.
According to preliminary reports, Ukrainian forces are attempting to penetrate the Russian border by land into the Belgorod region.
The Ukrainian Armed Forces approached the Belgorod region border with eight armored vehicles and up to 60 soldiers. A battle is currently underway…
— War Watch (@WarWatchs) August 27, 2024
Në një mesazh në Telegram, guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ,nuk foli për luftimet e lartpërmendura në kufi, por tha se “situata jonë mbetet ende e vështirë”.
“Ka informacione se armiku po përpiqet të kalojë kufirin në rajonin e Belgorodit. Ju lutemi ruani qetësinë dhe besoni vetëm burimet zyrtare të informacionit”, shtoi Gladkov.
Kreu i agjencisë ruse të spiunazhit, Sergei Naryshkin, tha sot se Moska nuk beson që Ukraina kishte planifikuar pushtimin e rajonit perëndimor rus të Kurkut vetë.
Rusia ka deklaruar gjithashtu pa dhënë prova se Shtetet e Bashkuara ndihmuan Kievin të nisë sulmin e tij të befasishëm në tokën ruse më 6 gusht.
/abcnews.al