Kompania tuke Kurum vijon te jete e mbyllur pasi ka nxjerre te pa pune 500 punonjes pa asnje shpjegim, menjehere pas skandalit te transportit drejt Tajlandes te mbetjeve te dala nga kjo kompani. Kompania turke me aktivitet ne shqiperi nuk pranon te jape sqarim per arsyet e kesaj ndferperje, dhe asnje sqarim per punetoret qe u ka detyrim shpjegimin e situates dhe respektimin e marredhenieve kontraktuale.
Kete te hene, disa dite, pasi eshte raportuar mbyllja e aktivitetit te kurum, Inspektorati shteteror I punes është vënë në lëvizje duke tentuar te kerkoje informacion dhe te monitoroje gjendjen ne kete biznes. Institucioni ben te ditur se nga kompania I eshte thene qe punonjesit jane me leje vjetore. Sipas drejtuesit te inspektoriatit shtetorte te punes ne Elbasan, deri tani nuk ka asnje denoncim nga punonjes apo sindikata per nderprerje te kontrates.
Por te dhenat flasin ndryshe nga ky reagim I institucionit qe ne realitet perfaqeson shtetin perballe nje kompanie private dhe qe ne themel te tij ka mbrojtjen e te drejtes se punemarresit.
Ndonese kurum, justifikohet me lejet vjetore te punetoreve, abc news ka mesuar dhe ka raportuar ditet e fundit se njera nga uzinat ajo e celikut eshte mbyllur ne daten 1 gusht ndërsa uzina e petëzimt në datën 19 gusht. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga leja e pretenduar nga kompania punonjësit nuk janë rikthyer në punë.
Nje gje eshte e qarte, Kurum do t’i shpetoje pergjegjesise dhe pasojave te skandalit te mbetjeve toksike, duke shantazhuar shtetin me punetore te papune qe hidhen ne rruge.
Kete te hene një grup i posacem i përbërë nga prokurorë, oficerë të krimit ekonomik kanë zbakuar në zyrat e kompanisë turke në Elbasan.Prokuroria e Durresit ka urdhëruar kontrolle në ambientet e kompanise Kurum per te administruar cdo dokumentacion që gjendet aty që mund t`i vijnë në ndihmë hetimit të nisur për akuzen e kontrabandes me mallra te ndaluar.
Nga hetimet e deritanishme është identifikuar kompania “Sokolaj” shpk si eksportuese e mbetjeve te rrezikshme drejt Tajlandes në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj. Kjo e fundit ka dëshmuar më herët se I ka blere keto mallra si jo toksike nga “Kurum International” që rezulton edhe prodhuese e këtyre mbetjeve. Edhe pse Sokolaj ka treguar se sasia prej 200 tonësh që iu ble kompanisë Kurum është dioksid hekuri dhe jo mbetje toksike prokuroria pritet të kryejë akt ekspertimin në laborator të monstrave që janë ngarkuar në kontjener.
Për rastin ka reaguar ministria e infrastrukturës dhe energjisë si dhe ministria e turizmit të cilat kanë deklaruar se nuk do të pranojne rikthimin e mbetjeve pa perfunduar hetimet./abcnews.al