Arabia “thërret” Muçin, një klub saudit interesohet për sulmuesin shqiptar

schedule18:36 - 25 Gusht, 2024

schedule 18:36 - 25 Gusht, 2024

Sezonin e kaluar ishte ndër më të mirët, por gjithçka është përmbys.

Ernest Muçi duhet t’i shohë në celular ose në televizor paraqitjet shumë të mira për “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas deri në maj, kur e ndihmoi të fitonte edhe Kupën e Turqisë, ndërsa për të është krijuar një shpresë e re.

Lojtari ofensiv i kombëtares së Shqipërisë, i lënë në stol nga trajneri i ri Giovanni Van Bronckhorst, mund të kalojë në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave thuhet se ka interesim nga një klub saudit, emri i të cilit për momentin nuk jepet.

Po ashtu, ekziston mundësia e huazimit në Turqi, me ekipe të ndryshëm të elitës së futbollit atje, që mund ta marrin, si Basaksehir, Eyupspor, Bodrum dhe Rizespor.

Deri më tani ekziston besim se Besiktas kërkon thjesht huazimin e lojtarit, kjo për faktin se klubi nga Stambolli pagoi 10 milionë euro për “yllin” kuqezi kur e mori në janar të këtij viti nga Legia Warzaw e deri më tani e ka justifikuar veten me 4 gola dhe lojë shumë të mirë në 17 ndeshje.

Deri tani, kalimi tek Aston Vila nuk është materializuar, ndonëse u fol për 20 milionë euro, ndërsa sipas mediave turke, Beshiktash kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!