Qeveria iraniane: Përgjigja ndaj vrasjes së Haniyeh do të jetë “e saktë dhe e llogaritur”

schedule19:28 - 24 Gusht, 2024

schedule 19:28 - 24 Gusht, 2024

Qeveria iraniane ka thënë se hakmarrja ndaj izraelit për vrasjen e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh do të jetë “e saktë dhe e llogaritur”. Kjo deklaratë erdhi nga ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi.

“Në konsultimet që kam pasur me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe është ngritur çështja e aktit terrorist të regjimit sionist.

Në këto bisedime kam theksuar se veprimi i regjimit sionist në cenimin e sigurisë dhe sovranitetin e Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Republika Islamike e Iranit do të japë përgjigjen e saj në mënyrë të saktë, të llogaritur dhe të kontrolluar, duke marrë parasysh të gjitha dimensionet e nevojshme”.

“Kjo hakmarrje do të ndodhë në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur,” tha Araqchi, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!