Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Në këtë studim, ekspertët e të drejtave të njeriut kanë analizuar veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku.
Studimi i Kombeve të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka arritur në përfundimin se rreth shtatë milionë fëmijë në vit janë të privuar nga liria. Fëmijët mbahen në burgje, arrest policor, qendra për ndalimin e migracionit ose institucione të mirëqenies.
Udhëheqësi i këtij studimi, Manfred Noëak shprehet se pavarësisht shifrave dramatike vitet e fundit ka pasur një përparësim për zgjidhjen e problemit.
“Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë fëmijët nga institucionet “e ndalimit” dhe për t’i dhënë fund ndalimit të migrantëve nën moshë”, tha Manfred Noëak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherësh udhëheqës i studimit.
Ekipi i Noëakut zbuloi se së paku 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor. Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë migrantë, thuhet në raport.
“Është përgjegjësi e jona t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve në paraburgim”, deklaroi ai shkruan Rel. Raporti është një këmbanë alarmi për shkak se thekson se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të dhjetëfishohen. “Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre, nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria”, theksohet në raport./abcnews.al