Një automjet tip Mercedes-Benz ML është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në bypassin e Fierit, pranë mbikalimit të Daullasit.
Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.
Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim./abcnews.al