Lista Serbe i përgjigjet Albin Kurtit: Po nxisni histeri anti-serbe në Prishtinë

schedule12:33 - 18 Nëntor, 2019

schedule 12:33 - 18 Nëntor, 2019

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë. Reagimi vjen pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë, pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit. Simiç tha se sulmet e Kurtit ndaj nënkryetarit të Listës serbe janë të pabazuara.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat i vetëm për kryeministër në lidhje me kërkesën për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës. Lista serbe tha se  Kurti po tregon “fytyrën e vërtetë të tij.”

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve. Albin Kurti pa asnjë dëshmi po akuzon Milan Radojçiçin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëparshme, ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e drejtësisë. Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, prezumimin e pafajësisë” tha Simiç.

Kurti i bëri deklaratat në një intervistë dhënë për të përditshmen malazeze Pobjeda./abcnews.al