Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit aty ku po organizohet hapja e Shkollës së Integrimit i është përgjigjur ambasadorit Luigi Soreca.
Ambasadori i BE gjatë fjalës së tij kërkoi sqarim për çështjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe dialog politik. Ndërkhë, Balla tha se Kuvendi ka pasur një qendrim me rezolutë dhe i bëri sërish apel Presidenti Meta për reflektim.
“Une e kuptoj që ju nuk i shpëtoni profesionit tuaj dhe na sollët në vëmendje diçka që do doja ta kisha shmangur sot, që tëmarr vëmendjen e këtij takimi, megjithatë Kuvendi, ka pasur të premten një qëndrim dhe flet dhe me rezolute. Rezoluta citon qartë yllin polar të orientimit që duhet të kemi të gjithë. Ju thatë që jemi vonuar por unë gjithmonë them më mirë një Gjykatë me pak anëtare dhe me 1 madje se me shejtanin brenda. Apeli im është që Meta të reflektojë, t’i rikthehet zbatimit te Kushtetutës”, tha Balla.

