Katër persona kanë humbur jetën në zjarret që kanë përfshirë prej ditësh Australinë. Si pasojë e zjarreve 500 banesa janë shkatërruar si dhe 600 struktura rurale
Në shtetet e Nju Sauth Uells dhe Kuinslend janë shkatërruar më shumë ndërtesa se në në çdo sezon zjarresh për 100 vjet.
Territori i përfshirë nga zjarri në Nju Sauth Uells është më i madh se 1 milion e 650 mijë hektarë, më shumë se në tre sezone të nxehta së bashku. Aktualisht janë 63 vatra zjarri ende aktive në këtë shtet, 35 prej të cilave janë jashtë kontrollit./abcnews.al