VIDEO/ Fluks i madh automjetesh në drejtim të Elbasanit, ngadalësohet qarkullimi

schedule13:40 - 17 Gusht, 2024

schedule 13:40 - 17 Gusht, 2024

Fluks i madh automjetesh në drejtim të Elbasanit. Mësohet se në akset rrugore “Tiranë-Elbasan” dhe “Elbasan-Librazhd” dhe “Elbasan-Rrogozhinë” ka një fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Jug lindjes dhe Jugut, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Ndërkohë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe te Shqiponjave dhe te Rendit ndodhen në terren dhe vijojnë punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve./abcnews.al